Sveçla dhe Bahtiri vizitojnë pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës

Mitrovicë, 5 prill - U.d ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka vizituar komunën e Mitrovicës, ku u prit nga Kryetari i komunës, Agim Bahtiri.
Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të Mitrovicës, me ç’ rast para dy ditësh Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për vendosjen në karantinë të Komunës veriore dhe Zveçanit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në atë pjesë.
Pas këtij takimi, Sveçla së bashku kryetarin Bahtiri kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje.
Gjithashtu në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës janë shpërndarë mbi 400 pako ushqimore dhe higjienike për secilën familje në nevojë që jetojnë në fshatrat dhe lagjet e veriut, ku Komuna e Mitrovicës ka siguruar 305 pako, ndërsa pakot të tjerat nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Në fund të vzitës u.d ministri Sveçla dhe kryetari Bahtiri kërkuan nga të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të qëndruar të qetë në shtëpitë e tyre, sepse institucionet jemi duke punuar maksimalisht që qytetarët të kenë ndihmën e nevojshme dhe të mos iu mungojë asgjë.