15 Maj 2024

Svarqa fton për fuqizimin e debatit rreth ekstremizmit

Ferizaj, 11 gusht - Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, shpreh mbështetje të plotë ndaj ndërhyrjeve të sotme të Policisë së Kosovës për arrestimin e personave që besohet të jenë të lidhur me zhvillimet politike dhe luftarake në Siri dhe Irak.

Kosova sipas tij është themeluar si shtet laik i të gjithë qytetarëve të barabartë, me të drejta për të manifestuar bindjet dhe vlerat e tyre politike, kombëtare, fetare etj.

Por siç thotë Svarqës këto të drejta themelore, nuk duhet të shfrytëzohen me qëllim që të propagandohen doktrina që thërrasin për të ashtuquajturën “luftë të shenjtë” ndaj besimeve a bindjeve të tjera politike e fetare.

\"Ngjarjet e fundit në Irak dhe Siri, lufta ndërmjet feve e sekteve, aq më tepër përfshirja e kosovarëve në to, përbën një shqetësim të madh për të gjithë ne.\"

\"E kemi theksuar edhe më parë se zhvillimet në Siri dhe Irak, duhet të jenë të huaja për angazhimin e drejtpërdrejtë të të rinjve tanë atje, sepse, për bindjen tonë, ato nuk janë procese që besohet se do t’i çonin këto dy vende drejt përparimit politik, ekonomik e shoqëror.\"

\"Ne kemi shfaqur brengosje në vazhdimësi për faktin se një numër kosovarësh, përfshirë edhe ferizajas, janë angazhuar në konfliktet e Lindjes së Mesme\", theksoi ai.

Aq më tepër që numri më i madh i të arrestuarve sot, është nga komuna e Ferizajt. Kjo do të thotë që besohet se jo pak ferizajas janë marrë me aktivitete që kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me konfliktet në Siri dhe Irak.

Prandaj, ai u bën thirrje bashkësive fetare të Ferizajt, veçanërisht Bashkësisë Islame, por edhe shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve, që ta ngrisin e ta fuqizojnë debatin publik lidhur me trendet e rritjes së ekstremizmit dhe për mundësitë e parandalimit të tij.

\"Edhe një herë dëshiroj t’u bëj thirrje të rinjve ferizajas që të mos mashtrohen a manipulohen me idetë e së ashtuquajturës “luftë e shenjtë” në vendet e Lindjes së Mesme, sepse këto luftëra tashmë janë vlerësuar si të gabuara dhe pa asnjë kuptim për ne”, thuhet në komunikatën e kryetarit të Ferizajt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)