Suspendohet zëdhënësi i grevistëve të policisë
Prishtinë, 4 mars - Prishtinë, 4 mars - Është suspenduar nga detyra, Arbëresh Dalipi, ish-zëdhënës i Këshillit Grevistë të Policisë së Kosovës. Me një vendim të drejtorit të Policisë së Kosovës, Shehremet Ahmeti, është suspenduar me pagesë për 48 orë.
Sot në ora 12 më është dorëzuar vendimi për suspendim me arsyetimin, siç thuhet aty, shkelje disiplinore duke u mbështetur në interesat e Policisë së Kosovës, është shprehur Dalipi. Vendimi, sipas tij, ka ardhur pas një interviste, të botuar sot në një gazetë.
Dalipi ka thënë se krerëve të policisë u pengon se e vërteta ka dalë në shesh. Unë nuk kam bërë shpifje. Unë i qëndroj prapa asaj që e kam deklaruar. Opinionin publik mund ta ndryshojnë duke ndryshuar vetveten, por jo duke ndaluar publikimin e të vërtetës, është shprehur Dalipi.
Polici i suspenduar, Arbëresh Dalipi, ka thënë se ky vendim dëshmon paaftësinë e krerëve të policisë dhe e fuqizon atë që unë kam deklaruar në media.