Suspendohet një punonjës i Inspektoratit Policor të Kosovës
Prishtinë, 9 nëntor - Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), me një vendim për suspendim të përkohshëm ka suspenduar një punonjës të saj (R.K -udhëheqës divizioni) pasi që ndaj tij ka filluar një hetim paraprak nga Prokuroria në Prishtinë.
IPK konsideron se me këtë masë administrative të suspendimit i hap rrugë për hetime të mëtutjeshme prokurorit kompetent.
Vendimi për suspendim bazohet në Ligjin Nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës, neni 30 paragrafi 1, dhe nenin 34 paragrafin 1 dhe 3 të Udhëzimit Administrativ Nr. 16/MPB-2015, për përcaktimin e shkeljeve, masave disiplinore dhe procedurës disiplinore ndaj punonjësve të IPK-së.