Suspendohet nga puna udhëheqësi i trajnimeve në SHKK
Prishtinë, 7 prill - Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka suspenduar nga puna Udhëheqësin e trajnimeve të oficerëve korrektues pranë këtij institucioni T. K., i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare (marrje mitos).
Po ashtu, personi në fjalë është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa nga organet e drejtësisë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.