23 Dhjetor 2024

Suspendohet komandanti i policisë në Zveçan

Prishtinë, 14 janar - Komandanti i stacionit të policisë së Kosovës në Zveçan, Nenad Gjuriq, është suspenduar nga puna për 48 orët e ardhshme me një vendim të komandantit rajonal të policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Suspendimin e Gjuriqit e ka konfirmuar edhe policia rajonale në Mitrovicë.

\"Komandanti rajonal i policisë së Kosovës në Mitrovicë, ka marrë vendim për suspendim prej 48 orëve ndaj komandantit të stacionit të policisë në Zveçan, për shkak të mos zbatimit të urdhrave\", ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ndryshe, Gjuriq paraprakisht përmes një letre dërguar komandës së stacionit policor në Zveçan ka njoftuar se nuk do të respektojë urdhrin për konfiskimin e targave të reja për Kosovën të lëshuar nga Serbia.

Dje Policia e Kosovës ka konfiskuar targat e para të reja për Kosovën të lëshuara nga Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)