Suspendohet kolonel Ahmet Hasi Drejtor i Policisë në Pejë
Prishtinë, 6 qershor - Sot me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës është suspenduar Kolonel Ahmet Hasi Drejtor i shkarkuar i drejtorisë rajonale të Policisë ne Pejë.
Vendimi për suspendimin e Kolonel Hasit është marrë pas rekomandimeve të Inspektoratit Policore të Kosovës si pjese e hetimeve qe është duke zhvilluar ky agjension lidhur me rastin qe ka ndodhur në dhomën e dëshmive në drejtorinë rajonale të Policisë në Peje dhe i njëjti do të vazhdoi të jetë i suspenduar deri ne ndriçimin e procesit.