29 Prill 2024

Suspendohet hetuesi i Inspektoratit Policor të Kosovës

Prishtinë, 17 maj - Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, me një vendim ka suspenduar me pagesë hetuesin A.N të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) pasi që ndaj tij është iniciuar procedura hetimore nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Vendimi për suspendim bazohet në Ligjin Nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës, neni 12 paragrafi 2, pika 2.2 dhe nenin 22 paragrafi 2 pika 2.2. të Udhëzimit Administrativ Nr. 13/MPB-2011, për përcaktimin e shkeljeve, masave disiplinore dhe procedurës disiplinore ndaj punonjësve të IPK-së. 

Inspektorati Policor i Kosovës është i vetëdijshëm që për të realizuar misionin ligjor, punonjësit e IPK-së duhet  të karakterizohen nga integriteti dhe profesionalizmi.

Inspektorati Policor i Kosovës si agjenci ekzekutive mbikëqyrëse për Policinë e Kosovës,  i garanton qytetarët e Republikës së Kosovës se në vazhdimësi do  të përmirësojë dhe fuqizojë mekanizmin e vet-kontrollit brenda organizatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)