Suspendohen tre zyrtarë policorë
Prishtinë, 16 maj - Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka marrë vendim që të suspendoj tre zyrtarë policorë, për 48 orë, si dhe të filloj procedurat e nevojshme disiplinore, konform rregulloreve në fuqi.
Suspendimi i dy zyrtarëve policor, është bërë për mos respektim të rregullave dhe parimeve policore, derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, në rrugën e Tiranës në Prishtinë.
Ndërsa zyrtari i tretë është suspenduar për shkak të përgjegjësisë që ka si mbikëqyrës i ndërrimit, në këtë rast mbikëqyrës i patrullës në fjalë.
Që të tre zyrtarët janë të punësuar në stacionin policor qendra në Prishtinë.