Suspendohen pesë zyrtar policor
Prishtinë, 21 janar - Sot në qytetin e Vitisë pas organizimit të një grupi të personave, është rrënuar monumenti i cili simbolizonte Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë paraprakisht kishte njoftuar Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjilan, respektivisht komandantin e Stacionit Policor në Viti për të parandaluar rrënimin e këtij monumenti pasi qe paraprakisht kishte informacione për tendencën për rrënimin e të njëjtit.
Pas analizës së bëra lidhur me angazhimin e zyrtareve policor të Stacionit Policor në Viti kemi ardhur në konkludim se Komandanti i Stacionit Policor në Viti si pasoj e neglizhencës në detyrë ka dështuar në kryerjen e detyrave dhe obligimeve profesionale së bashku me Shefin e Operatives, Udhëheqësin e Sektorit dhe dy zyrtar patrullues, nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura në aspektin profesional për të parandaluar aktin kriminal të rrënimit të monumentit.
Si rrjedhoje e dështimit në përmbushjen e objektivave, Komandanti i Stacionit shefi i Operatives, Udhëheqësi i Sektorit dhe dy zyrtar patrullues suspendohen dhe ndaj tyre iniciohet procedura konform përkufizimeve ligjore.
Policia e Kosovës do të vazhdoje të jetë e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha detyrave dhe obligimeve konform ligjeve në fuqi më qellim ofrimit dhe ngritjes se nivelit të sigurisë për të gjithë qytetaret e vendit pa dallim.
Gjithashtu Policia e Kosovës do të jetë fuqishëm e përkushtuar qe të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore, ndaj pjesëtareve të saj po qe se dështojnë në përmbushjen e obligimeve ligjore.