Suspendohen dy zyrtarë policorë
Prishtinë, 15 janar - Ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar informacione lidhur me dyshimin për veprime të kundërligjshme nga dy zyrtarë policorë nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës.
Për shkak se të njëjtit mund të pengojnë në procesin hetimor, Inspektorati Policor i Kosovës më 14.01.2014 i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë për këta dy zyrtarë policorë si të dyshuar për këtë rast.