07 Janar 2025

Suspendohen dy zyrtarë korrektues për shkak të arratisjes së mbrëmshme

Prishtinë, 29 tetor - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka bërë të ditur se se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi.

Mbremë rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001  i dënuar me një vit  për grabitje dhe A.K viti i lindjes 2003 i dënuar me një vit për lëndim i rëndë trupor janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)