Suspendohen dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës
Prishtinë, 30 janar - Si rezultat i hetimeve të përbashkëta të kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe EULEXit, lidhur me ngjarjen e ndodhur me 7 janar 2013, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar në pritje deri në përfundim të hetimeve.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe EULEX-in gjatë zhvillimit të hetimeve.
Me daljen e fakteve të reja lidhur me rastin Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të duhura.