17 Janar 2025

Suspendohen 8 oficerë korrektues, shkaku i aktakuzës

Prishtinë, 23 nëntor - Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, ku është informuar se ndaj tetë oficerëve korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka marrë vendim për suspendim të këtyre zyrtarëve: G.S;  XH.D;  K.RR; M.M; A.L; D.B; M.M dhe A.S.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)