04 Maj 2024

Supremja refuzon ankesat kundër Besnik Hasanit dhe Shpend Qerimit

Prishtinë, 24 shtator - Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it dhe dy vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme i ka refuzuar ankesat e të pandehurve Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi, si dhe i vërtetoi aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Po ashtu, trupi gjykues e hodhi poshtë ankesën e Prokurorit Special në pjesën e saj lidhur me shfajësimin e Nysret Cenës.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka shpallur Besnik Hasanin dhe Shpend Qerimin fajtorë për vrasjen e Neshat, Urim dhe Sylejman Baftiut dhe plagosjen e Bujar Baftiut në një pritë në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup në fshatin Soponicë.

Sadik Baftiu, i cili ishte po ashtu në makinë me viktimat tjera kishte shpëtuar pa lëndime.

Hasani dhe Qerimi qenë dënuar për veprat penale të vrasjes së rëndë, tentim vrasje të rëndë në bashkë-kryerje dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Secili prej tyre u dënua me nga një dënim të përgjithshëm prej 33 viteve burgim afatgjatë. I pandehuri tjetër, Nysret Cena ishte shfajësuar nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë.

Rastin e ka ndjekur penalisht një Prokuror Special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)