29 Prill 2024

Supremja ndryshon dënimet për posedim të paligjshëm të armëve

Prishtinë, 5 shtator - Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it i ndryshoi dënimet në rastin kundër Muhamet Bojkaj, Ali Bojkaj dhe Gazmend Sylaj. Tre të pandehurit akuzoheshin për mbajtje të paautorizuar të armëve në pronësi, në kontroll, në posedim apo në përdorim.

Gjykata Supreme i miratoi ankesat e të pandehurve dhe i ndryshoi dënimet si vijon: tetë muaj burgim për Muhamet Bojkaj dhe nga tre muaj burgim për Ali Bojkaj dhe Gazmend Sylaj. Trupi gjykues vendosi që këto dënime të jenë me kusht për dy vite.

Muhamet Bojkaj, Ali Bojkaj dhe Gazmend Sylaj qenë shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut në Pejë për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas i qarkut në Pejë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)