13 Maj 2024

Supremja i ul dënimin nga 25 në 15 vjet për Osman Zyeraj

Prishtinë, 7 nëntor - Një trup gjykues i Gjykatës Supreme i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre gjyqtarë të Kosovës, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, e ndryshoi dënimin e përgjithshëm të Osman Zyberajt, duke e zbritur atë nga 25 vite në 15 vite burgim. 

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme, si gjykatë e shkallës së dytë, e shpalli Osman Zyberajn fajtor për veprat penale të vrasjes, tentim vrasje dhe të mbajtjes, kontrollimit, posedimit apo përdorimit të paautorizuar të armëve. Dënimi fillestar është zbritur për shkak të një vlerësimi tjetër të cilësimit juridik dhe për shkak të faktit se i pandehuri e kishte kryer vrasjen në gjendje kapaciteti të kufizuar mendor. 

Osman Zyberaj ishte akuzuar për shtënien drejt Hasan Rrustemit dhe për vrasjen e tij si dhe për plagosjen e vëllait të tij, Nazim Rrustemi në tetor të vitit 2005 në tregun e fshatit Xërxe, Komuna e Prizrenit. 

Rasti është hetuar nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)