03 Maj 2024

Sundimi i ligjit, rendi publik dhe siguria - sektorët me problematikë

Prishtinë, 29 janar - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga LDK-ja, Arben Gashi, ka dekalruar se sundimi i ligjit, rendi publik dhe siguria në Kosovë janë sektorët me problematikë, mosfunksionimi i duhur i të cilëve vështirëson qasjen në instrumente ligjore për mbrojtjen e të drejtave personale apo/dhe grupore, nuk garantojnë sigurinë personale, familjare dhe pronën.

\"Mungesa e  vullnetit të Qeverisë për ngritjen e kapaciteteve për sundim te ligjit, rendit publik, sigurisë personale dhe sigurisë së pronës, vazhdon të mbetet një pengesë kyçe për qytetarët e Kosovës. Pothuajse të gjithë sektorët që merren me sundimin e ligjit, hasin në vështirësi për realizimin e obligimeve të tyre\", ka theksuar ai në një konferencë për media.

Sipas tij pengesat fillojnë qysh tek vështirësitë nga përballjet me presione politike dhe te interesat e grupeve joformale, mungesa e kapaciteteve dhe vullnetit nga vet institucionet përkatëse për këto çështje (Gjykatat, Prokuroritë, Prokuroria Speciale, Task-forca Antikorrupsion, Policia, Agjencia Kundër Korrupsionit etj.) dhe deri tek ngatërresa e qëllimshme e kapaciteteve ligjore dhe institucionale, duke i defunksionalizuar institucionet përkatëse dhe duke mos e adresuar saktë institucionin dhe problemin.

Gjyqësori vazhdon të mbetet i dobët dhe i ndikuar politikisht, me mbi 100 mijë raste akoma të pazgjidhura nga gjykatat në të gjitha nivelet. Gjyqësori së bashku me institucionet e sigurisë prijnë në skandale, afera të ndryshme dhe me regres në luftën kundër krimit e korrupsionit.

Raportet ndërkombëtare, por edhe vetë raportet vjetore të institucioneve vendore tregojnë për rritje të krimit.  Shifrat e prezantuara në raportin vjetor të policisë së Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar krimet e rëndomta dhe ato të lehta kanë shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak. Ky është një indikator që reflekton brishtësinë e sigurisë në vend.

Veprat penale kundër pronës kanë shënuar rritje enorme. Kjo pasiguri për pronën rrit ne masë të madhe numrin e viktimave dhe krijon ndjenjën e pasigurisë së përgjithshme te qytetarët e Kosovës.

Siguria në shkolla ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm, vetëm dy muajt e parë të këtij viti ndodhën vrasjet e dy fëmijëve të pafajshëm në shkollë. Ky lloj i veçante krimi është jashtëzakonisht shqetësues dhe institucionet e shtetit duhet të merren urgjentisht dhe në mënyre profesionale me të.

Ndikimet negative në sigurinë e përgjithshme të vendit vijnë posaçërisht nga veprat kriminale dhe skandalet në institucionet, si Ministria e Punëve te Brendshme, nga të cilat më e rënda ende konsiderohet ajo me kompaninë austriake për prodhimin e pasaportave biometrike;  pastaj keqpërdorimet në tenderin për municion dhe armatim për policinë; vjedhja në dhomën e dëshmive dhe raste te tjera ende të pazbuluara apo në fazë të hetimeve, siç janë vrasjet politike të cilat mbeten akoma enigmë dhe barrë për familjet e viktimave dhe për shoqërinë e Kosovës.

\"Agjencia antikorrupsion, për rreth 8 vjet punë dhe ekzistence të saj nuk ka përmbushur as për se afërmi mandatin që ka. Kjo bazohet në të gjitha raportet ndërkombëtare që nxjerrin Kosovën si vendin më të korruptuar në rajon, me nivelin më të lartë të korrupsionit në sektorin publik, pikërisht ku kjo agjenci ka për mision ta luftojë. Shumë shqetësuese janë edhe lajmet e fundit ku drejtori i agjencisë deklaron se është kërcënuar ai apo zyrtar te institucionit të tij, dhe edhe më shqetësues është fakti se agjencia nuk ka bërë kallxim penal dhe publik për personat kërcënues\", ka deklaruar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)