02 Maj 2024

Sulmoi bashkëshorten dhe fëmijët, një muaj paraburgim

Mitrovicë, 3 dhjetor - Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë- dega në Vushtrri, në seancën e zhvilluar të martën (3 dhjetor) me propozim të Prokurorit të Shtetit, morri vendim për caktimin e paraburgimit për 1 muaj (një-muaj) për F. K (mashkull), nga Komuna e Vushtrrisë, pasi ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes E. Sh dhe dy fëmijëve të tij.

Sipas propozimit të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri F.K, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Lëndim i Lehtë trupor”, nga neni 188 paragrafi. 1, lidhur me paragrafin. 3, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit thuhet se i pandehuri F.K, në mesnatën ndërmjet datës 1 dhe 2 dhjetor, ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarve (bashkëshortes dhe fëmijëve),  ku të njëjtit i ka goditur me shuplaka dhe grushta të dorës, me ç ‘rast u ka shkaktuar lëndime trupore. Ndërsa gjatë ekzaminimeve mjekësore është vërejtur se njëri nga fëmijët e të pandehurit ka pësuar lëndime dhe skuqje edhe në kokë, përkatësisht në ballë të fytyrës.

Po ashtu sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit thuhet i pandehuri dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale nën ndikimin e alkoholit.

Lidhur me këtë,Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën panele, qw duke marrë parasysh peshën e kryerjes së veprës penale, karakteristikat dhe sjelljen e tij, e po ashtu se i pandehuri jeton në bashkësi familjare me të dëmtuarit dhe i njëjti është përsëritës i veprave penale, ekziston mundësia që ai ta përsërisë veprën penale ose ta kryej ndonjë vepër të ngjashme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)