Sulmohet zyra e KFOR-it danez në Zubin Potok
Prishtinë, 12 dhjetor - Sipas informacioneve të fundit, në Zubin Potok persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një objekti të KFOR-it, pak momente para hapjes së qendrave të votimit, në orën 07:00.
Sipas zëdhënësit të SHPK-së, Besim Hoti, persona ende të paidentifikuar për policinë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të objekteve të KFOR-it në Zubin Potok.
Hoti poashtu konfirmoi se procesi ka filluar ashtu siç ishte parashikuar, pasi janë hapur të gjitha qendrat e votimit, ndërsa siguria gjithashtu sipas zëdhënësit të policisë do të jetë nivel në vazhdim të ditës.