17 Maj 2024

Sulmohet prona e investitorit italian në Kosovë

Prishtinë, 6 dhjetor - Investitori italian Gianfranco Fantinel, pronar i kompanisë Fantiel Group ka bërë të ditur se një grup prej  mbi 20 personash,  në krye me Aziz Tafën - pronar i `QMI Group’ ka sulmuar gjatë ditës së sotshme objektet e kompanisë \"Agro-Kosova\", me aksionarë kryesorë  kompaninë e njohur  italiane për prodhimin e verërave `Fantiel Group` dhe pronarë Gianfranco Fantinel.

Grupi prej mbi 20 personash ka rrahur një punëtorë lokal të sigurimit, të kontraktuar nga kompania dhe në përpjekje për të uzurpuar objektin, kanë thyer dyert dhe demoluar gjëra të tjera.

Qëllimi kryesorë i këtij grupit të dhunshëm, me në krye pronarin e \"QMI Group\", Aziz Tafaj, ishte te vendoseshin në objekt, pasi të njejtët dy muaj më parë janë larguar nga përmbuaruesi, i cili zbatoi vendimin e Gjykatës së Apelit,- që njef për pronarë të ligjshëm të 70 përqind të aksioneve,` Grupin Fantiel`.

Sulmi i sotshëm, është i disati me radhë pas vendosjes së ligjmërisë nga ana e Gjykatës së Apelit.

Muaj me parë, Aziz Tafaj, u arrestua nga Policia e Kosovës në përpjekje për të hyrë dhunshëm në objektet e Agro Kosovës dhe u mbajt në burg për 48 orë.

\"Sulmi  i sotshëm nga një grup prej mbi 20 personash dhe në krye me Aziz Tafajan është një sulm I rëndë mbi pronën private dhe mbi investitorët e huaj.  Është një sulm që ndikon shumë keq për investitorët aktualë dhe ata që mendojnë të vinë në të ardhmen në Kosovë. Për me tepër,  në Javën Italianë, ku po bëhet thirje për tërheqjen e investimeve italiane, është gjëja me e keqe që ka mundur ti ndodhë Kosovës”, tha Gianfrano Fantinel.

Fantinel, pronar i ligjshëm i Agro Kosova, bleu 70 përqind të ndërmarrjes në vitin 2007 për 3.5 milionë euro . Mirpo, vetëm 1 vit më vonë, ai u përzu dhunshëm nga ndërmarrja nga partneri  Qmi Group, duke I’a pamunduësuar hyrjen ne kompani.

Vetëm dy muaj më parë, pas gati 7 vjet pritjesh, Gjykata e Apelit mori vendim dhe riktheu Fantinel Group si aksionarin kryesorë.

Grupi Fantiel tani është në proves të realizmit të investimeve për ta përmbyllur procesin e privatizimit.  Kompania është e njohur në të gjithë botën për prodhimin e verërave duke pasë qasje dhe realizuar shitje ne 90 vende të botës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)