29 Prill 2024

Sulmohet patrulla e policisë në Zubin Potok, plagoset polici

Prishtinë, 7 shtator - Dy automjete, njëra e Policisë së Kosovës dhe tjetra e EULEX-it të cilat po patrullonin në zonën e Zubin Potokut janë sulmuar sot nga disa persona ende të paidentifikuar nga policia.

Një pjesëtare e Policisë së Kosovës e përkatësisë etnike serbe që ndodhej në automjet ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 9:00 persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në Varage, në momentin kur po patrullonin dy automjete, njëra e EULEX-it dhe tjetra e Policisë së Kosovës, të cilat zakonisht vëzhgojnë së bashku në këtë zonë. "

"Me këtë rast është lënduar lehtë një police, por jo nga të shtënat me armë, por ka pësuar gërvishje nga xhamat e automjetit”, ka thënë Zahiti.

 

Edhe misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar përmes një komunikate se “një numër personash të armatosur janë shfaqur në rrugën mes Zupçes dhe Zubin Potokut të premten në mëngjes, duke hapur zjarr kundër dy automjeteve”.

“Një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar. Personat përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt. U bëj thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion në lidhje me këtë incident që të kontaktojnë policinë,” citohet të ketë thënë zoti Marnjak. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)