Sulmohet një qendër banimi e KFOR-it në veri
Prishtinë, 19 maj - Një qendër banimi e paqeruajtësve danezë në veri të Kosovë është sulmuar, kanë njoftuar burimet e NATO-s. Nuk ka raporte për të plagosur.
Majori Majkëll Koting, zëdhënës i KFOR-it, tha se një dritare është thyer dhe ka disa dëme të tjera materiale. Ai shtoi se sulmi ishte drejtuar kundër shtëpisë që strehon ekipin mbikëqyrës e ndërlidhës të trupave daneze.
Ekipi patrullon në zonat në veri të Kosovës për t'i ruajtur kontaktet me pakicën serbe dhe e shfrytëzon banesën herë pas here.
Policia e Kosovës ka pohuar për agjencinë e lajmeve AP se një letër kërcënuese, drejtuar trupave daneze të KFOR-it, është gjetur në shtëpi. Kontingjenti danez akuzohej se po mban anën e shqiptarëve.
Danimarka është në mesin e 68 shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
/evropa e lire/