Sulmohet një oficer doganor
Podujevë, 16 janar - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se oficerët e Doganës së Kosovës gjatë kontrollimit të mallrave në terminalin doganor të Podujevës janë sulmuar nga persona të ndërlidhur me mallrat në procedurë të kontrollit, pasi që oficerët gjetën parregullsi në mallrat e deklaruara.
Gjatë kontrollin të mallrave të tekstilit të importuara nga Turqia oficerët doganor filluan të gjejnë parregullsi gjatë zhdoganimit, kjo solli edhe deri tek sulmi mbi oficerët, fatmirësisht asnjë oficer doganor nuk është lënduar.
Rasti tutje është përcjell tek policia e cila ka ndërmarr veprimet e nevojshme dhe së bashku me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme lidhur me këtë rast.
Vlen të theksohet se oficerët doganor përpallen me presione, kërcënime dhe sulme të përditshme nga kompanitë e papërgjegjshme të cilët qëllim kryesor dhe të vetëm e kanë shmagjen të pagesës së taksave dhe përfitimet personale.