15 Maj 2024

Sulmohet një makinë e një serbi, KFOR shton praninë

Mitrovicë, 16 prill - Një makinë e një serbi mbrëmë është sulmuar me armë zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mediat serbe kanë informuar se sulmi është kryer në fshatin ]abër, në Zubin Potok, ku siç thuhet se serbi u sulmua pas një vizite që i kishte bërë një banori shqiptar në këtë fshat.

Siç thuhet më tej, serbi nuk ka pësuar lëndime, përveç dëmeve të makinës që ishte goditur nga plumbat. Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR kanë dalur në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën.

Nga ana tjetër, KFOR mbrëmë ka shtuar forcat dhe masat në pjesën veriore të Kosovës. Forca më të mëdha janë vërejtur në lokacionin “Tre soliterat” në veriun e Mitrovicës, në lagjen e banuar me shqiptarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)