Sulmohet me vezë ministri Arban Abrashi
Prishtinë, 9 mars - Sot rreth orës 10:30, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën vezë mbi ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e qeverisë, Arban Abrashin.
Kjo pasi që sipas VV-së, Abrashi, sikurse ky kabinet qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova.
Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që ti realizojë projektet e Serbisë në Kosovë, konsideron VV.
Po sipas VV-së, Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin.
Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do ti lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja, thuhet deklaratën e VV-së.