29 Dhjetor 2024

Sulmohet me gur dhe i thyhen xhamat autobusit me kosovarë në Mal të Zi

Berane, 18 shkurt -  Është sulmuar me gurë në Berane autobusi me kosovarë, të cilit kishin shkuar për ski në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

Raportohet se shoferi i autobusit ka denoncuar rastin në policinë e Rozhajës. Nuk dihet se përse është bërë ky sulm, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës që u festua po dje.

Kardovic ka thënë se ngjarja e sotme ia kujton vitet e 90-ta, ndërsa ka bërë të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes.

Ai ka thënë se nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë kosovarë që shkojnë atje për skijim.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Televizioni publik i Malit të Zi ka njoftuar se në Berane është sulmuar me gur autobusi i Agjencisë “Gjafa tours” dhe se policia është duke u marrë me rastin. Nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)