15 Maj 2024

Sulmohet makina e policisë në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 12 qershor - Një automjet zyrtar, me shenja të dukshme të Policisë së Kosovës, është sulmuar me armë zjarri në lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës.

Sulmi u regjistrua rreth 20 minuta pas mesnatës, në udhëkryqin e rrugëve “Knjaz Millosh” dhe “Oslobogjenja”.

Ndërsa dy zyrtarët policorë, të përkatësisë etnike shqiptare, të caktuar në detyrë zyrtare në pikën statike, afër ndërtesës administrative për veriun, kanë njoftuar për sulmin e armatosur dhe dëmtimin e automjetit zyrtar të Policisë së Kosovës.

Dy zyrtarët policorë kanë deklaruar se persona të panjohur kishin sulmuar automjetin e tyre me armë zjarri, në kohën kur automjeti nuk ishte në lëvizje, ndërsa besohej se të shtënat kishin ardhur nga drejtimi i veriut të Mitrovicës.

Veç dëmeve në automjetin zyrtar, dëme materiale nga të shtënat me armë janë identifikuar edhe në një kioskë afër vendit të ngjarjes.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë që deri tani nuk është raportuar as për identifikimin e personave të dyshimtë të përfshirë në këtë akt kriminal.

Së fundmi situata në veri të Kosovës u tensionua pasi dy ushtarë gjermanë të KFOR-it u plagosën gjatë përpjekjeve për të hequr barrikadën në rrugën që lidh Mitrovicën me pikën kufitare numëri 1 në Jarinjë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)