18 Janar 2025

Sulmohet Kuvendi i Kosovës

Prishtinë, 5 gusht - Të enjten mbrema rrethe orës 23:00 ka ndodhur një shpërthimi afër Kuvendit të Kosovës i cili dyshohet se është goditur me zollë.

Goditja me zollë ka ardhur nga ish-gjykata komunale, dhe predha ka rënë në trekëndëshin që gjendet te Kuvendi.

 Pas shpërthimit Policia e Kosovës me njësitet relevante të saj menjëherë ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast.

Policia permes një deklarate për media thotë se nga sulmi i sotëm nuk ka të lënduar.

"Me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosoves, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia e Kosovës me njesitet relevante të saj menjëherë ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pos policisë, në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar edhe forca të KFOR-it

Banorë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, në mes të shkollës “Sami Frashëri” deri në Taukbahçe kanë treguar se është ndaluar një motoçikletë e cila është djegur.

Policia ka rrethuar dhe ka mbyllur për qarkullim rrugën “Agim Ramadani”, buzë së cilës ndodhet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)