Sulmohet familja Dibrani
Mitrovicë, 21 tetor - Familja Dibrani, e cila u ekstradua nga Franca për në Kosovë me dhunë, një lajm që bëri bujë nëpër mediat botërore, është sulmuar dje gjatë ditës në një nga rrugët e Mitrovicës.
Zyrtarët thonë se sulmi ndaj 15-vjeçares, Leonarda Dibrani dhe familjes së saj lidhet me një çështje private. Katër persona janë arrestuar dhe po hetohen për rastin.
Leonardës i është bërë ofertë nga presidenti francez Hollande, që të kthehet e vetme në Francë për të vazhduar mësimet, por ajo ka refuzuar, duke insistuar se në Francë dëshiron të kthehet vetëm së bashku me familjen e saj.
/rel/