Sulmohet EULEX-i
Mitrovicë, 25 prill - Sonte rreth orës 20:00 dy automjete të EULEX-it të cilat lëviznin rrugës për në Bërnjak janë sulmuar me armë zjarri duke pësuar dëme materiale.
EULEX-i dënon ashpër këtë sulm qyqar. Task-Forca e Mitrovicës ka filluar hetimet për ti kapur kryesit e këtij akti.
Çdo sulm kundër EULEX-it është sulm kundër Bashkimit Evropian.
"Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që kanë informacion lidhur me rastin ta kontaktojnë Task-Forcën e Mitrovicës në këtë numër: 038 512 638 "