Sulmohet Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj
Prishtinë, 16 gusht - Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj.