Sulmohet automjeti i një polici të EULEX-it
Prishtinë, 23 nëntor - Automjeti i një polici të EULEX-it është qëlluar me armë mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se gjatë sulmit me armë është plagosur edhe polici i Eulex-it, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë mbeten të paqarta rrethanat për të cilat ka ndodhur ngjarja por policia e Kosovës së bashku me hetuesit e EULEX-it janë në vendin e ngjarjes.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se policia është duke kryer hetimet. Sipas tij ende nuk dihet motivi i këtij sulmi. Po ashtu ende nuk dihet nëse çak i sulmit ka qenë polici në veturë.