26 Dhjetor 2024

Sulmohen zyrat e LDK-së në Prishtinë

Prishtinë, 19 tetor - Gjatë natës së mbrëmshme ose në orët e para të mëgjesit të sotëm, selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, ka qenë cak i një sulmi vandal. Gjatë atij sulmi, janë djegur posterët e vënë në murin ballor të ndërtesës së LDK-së.

Meqë selia e LDK-së në kompleksin “Qafa” është e rrethuar nga banesa dhe lokale afarsite, gjatë vënies së flakës kanë mund të rrezikohen jetët dhe pronat e qytetarëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër këtë akt dhe e konsideron si një sulm kundër LDK-së si subjekt politik dhe kundër anëtarësisë e simpatizantëve të saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron këtë akt si një veprim qyqar e të papranueshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë ka njoftuar organet e rendit, të cilat e kanë konstuar aktin.

Lidhja Demokatike Kosovës kërkon nga strukturat pëërkatëse që ta hetojnë deri në fund këtë akt dhe që autorët e tij të zbulohen dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)