Sulmohen tre zyrtarë të EULEX-it në veri
Prishtinë, 14 janar - Tre persona, zyrtarë policorë të EULEX-it, janë sulmuar fizikisht nga një grup personash të paidentifikuar në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës bën të ditur se \"rasti është raportuar rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në rrugën \"Mbreti Petër\" në veri.
\"Pas kontaktit me prokurorin publik të Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, rasti është kualifikuar si vepër penale - rrezikim i personave në mbrojtje ndërkombëtare. Hetimet do të ndiqen nga hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë\", thuhet në komunikatën e PK-së.