Sulmohen pikat e kufitare Kosovë-Serbi
Dobrosin, 8 tetor - Një sulm i armatosur dhe të shtëna ndaj postës kufitare në Dobrosin është regjistruar natën e kaluar ku mësohet se ka pasur dëme dhe persona të plagosur.
Ngjarja është shënuar në pikat kufitare të Dobrosin dhe Konçul, që lidhin Luginën e Preshevës me Kosovën.
Të shtëna armësh janë dëgjuar edhe në afërsi të pikës kufitare Konçul. Lidhur me këtë ngjarje në këtë pjesë të kufirit nuk janë deklaruar autoritetet e Serbisë.