Sulmohen dy policë në Leposaviç
Mitrovicë, 25 tetor - Dy policë të Kosovës janë sulmuar fizikisht mesnatën e mbrëmshme në një kafene në Leposaviç.
Ngjarja ka ndodhur kur policët kanë ndërhyrrë pas një përleshje mes disa personave brenda këtij lokali. Ata janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës veriore dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Burimet më tej ,kanë shtuar se askush nuk është arrestuar, edhe pse dihet se Aleksandar Jevremovic dhe Milan Mihajlovic janë sulmuesit e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Shkaqet mbeten të paqarta.