12 Maj 2024

Sulmi në familjen Sojanoviç është akt qyqar i një individi

Prishtinë, 7 prill - Ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, dënon ashpër incidentin e djeshëm në veri të Mitrovicës, ku është shtënë në një automjet në pronësi të bashkëshortes së ish-kryetarit të komunës së Graqanicës, Bojan Stojanovic.

Në deklaratën për shtyp, ministri Jevtic bëri thirrje autoriteteve që t’ju dalin në rrugë abuzuesve dhe vrasësve.

"Vrasësit e Dimitrije Janicijevicit ende nuk janë gjetur gjë kjo që i inkurajon ata të besojnë se me dhunë mund të fusin kaos dhe mos funksionim të ligjit."

"Ata të cilët gjuajtën mbrëmë në veturën  e bashkëshortes së Bojan Stojanovicit kanë gjuajtur në të gjithë serbët që janë për paqe dhe mbijetesë në Kosovë, njejët si ata që qëlluan Miki Janicijevicin në thelb kanë gjuajtur në paqen, demokracinë, dhe në gjithçka që është në kundërshtim me kaosin dhe shkelje të ligjit."

"Ministria për Komunitete dhe Kthim dënon ashpër incidentin e djeshëm dhe i bën thirrje të gjitha autoriteteve që sa më shpejt të jetë e mundur të gjejnë fajtorët e këtij incidenti për të mbrojtur familjen Stojanovic nga e njëjta gjë", tha ministri Jevtic.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)