Sulmi ndaj objekteve fetare, kërcënim ndaj shtetit të Kosovës
Prishtinë, 30 janar - Partia e Drejtësisë, dënon ashpër rastin e vendosjes së eksplozivit në xhaminë e Drenasit, duke e quajtur këtë veprim qyqar që cenon çdo të drejtë njerëzore, kombëtare, e fetare.
Një veprim i tillë sipas PD-së dëshmon qartë dorën e zgjatur të armikut për përçarje ndërvëllazërore, tendencë për destabilizim dhe si i tillë nuk është kërcënim vetëm kundër një objekti fetar, por kërcënim për të gjithë shtetin e Kosovës.
PD i bënë thirrje organeve të drejtësisë që sa më parë të zbardhet e vërteta e këtij rasti, dhe përgjegjësit e këtyre veprimeve të vihen sa më parë para drejtësisë.