16 Janar 2025

Sulmet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje zgjerohen edhe në Belgjikë


Prishtinë, 27 mars - Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se mbrëmë, persona të panjohur kanë vandalizuar veturën private të Nënkryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Belgjikë, Bujar Krasniqi.

Ngjarja ka ndodhur në Antwerp para shtëpisë së aktivistit dhe është qartë e motivuar politikisht siç vërtetohet nga gërvishtjet në veturë. Rasti është lajmëruar në Polici dhe është duke u hetuar.

Ky është një sulm tinëzar ndaj pronës private i cili ka për qëllim frikësimin dhe heshtjen e qyetetarëve tonë në diasporë. Kujtojmë se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! është rritur në mënyrë të të jashtëzakonshme gjatë muajve të fundit dhe është shquar për aktivitete në denoncimin e autoritarizmit dhe shkeljeve të njëpasnjëshme të të drejtave elementare të qytetarëve nga regjimi i instaluar në Kosovë, përfshirë në rastin e Astrit Deharit.

Bujar Krasniqi deklaroi se “njerëz që deri tani i kanë shërbyer partive zhvatëse sigurisht se ndihen tepër keq se po humbin përkrahjen dhe pushtetin dita e ditës. Por një gjë dua t’i garantojë këta njerëz, që as unë e asnjë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje! në Belgjikë e gjetiu, nuk do të ndalet së vepruari kundër të gjithë atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë atdheun tonë.”
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)