Sulm ndaj personit zyrtar
Fushë Kosovë, 4 shtator - Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë (vëllezër), pasi të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët ishin duke u marrë me një rast dhune në familje në të cilin rast ishin të involvuar ata.
"Njëri nga të dyshuarit me një thikë ka tentuar që ta godasë zyrtarin policor, por është parandaluar nga familjarët e tij. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt", raporton policia.