Sulm ndaj personave zyrtarë në Suharekë
Suharekë, 10 gusht - Rreth orës 03:53 minuta të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrënxuar në dysheme një mjek dhe një teknik.
Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit të bëhet i ndalimi i tyre.