14 Maj 2024

Sulejman Topuzi dënohet për mbajtje të substancave narkotike

Prishtinë, 14 mars - Dje, një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve vendas dhe ndërkombëtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës e dënoi Sulejman Topuzin për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike të rrezikshme në kundërshtim me Nenin 229, paragrafët 1,2,3 dhe 4 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe për Krim të organizuar në kundërshtim me Nenin 274, paragrafi 2 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe e dënoi atë me një dënim të përgjithshëm prej 4 vjet burgim. 

Këto vepra qenë kryer në territorin e Republikës së Kosovës, Shqipëri dhe disa vende të Evropës perëndimore ndërmjet muajve korrik dhe nëntor të vitit 2009.

Rastin e ka ndjekur penalisht, sipas detyrës zyrtare, një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Palët kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për ankesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)