03 Maj 2024

Suedia mbështet FSK-në

Prishtinë, 20 tetor - Zëvendësministri i FSK-së, Muhamet Latifi së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, pritën sot, në një takim zyrtar, Ministren e Mbrojtjes të Suedisë, Karin Enstrom.

Ministrja e Mbrojtjes së Suedisë u prit, me nderimet më të larta, nga Njësia Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së.

Zëvendës Ministri i FSK-së, Muhamet Latifi, me këtë rast, e ka falënderuar Qeverinë e Suedisë për ndihmën e vazhdueshme që po jep për FSK-në.

“E falënderoj Qeverinë e Suedisë dhe juve personalisht për ndihmën e veçantë dhe të vazhdueshme që keni dhënë dhe po jepni për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, për të shtuar, se: “Suedia është një nga vendet që ka kontribuar shumë për FSK-në”, ka deklaruar ai.

Zëvendësministri Muhamet Latifi, tha, se patëm një vizitë me karakter pune, ku e informova Ministren Enstrom, me zhvillimin e përgjithshëm të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, me objektivat e Ministrisë, me progresin e arritur, bashkëpunimin si dhe procesin e Rishikimit të Sektorit të Sigurisë.

Zëvendësministri Latifi, në fund, ka thënë se janë dakorduar që të konkretizohen fushat specifike dhe të nënshkruajnë një memorandum të mirëkuptimit me ministrinë e Forcës së Sigurisë së Suedisë.

Ministrja e Mbrojtjes së Suedisë zonja Karin Enstrom, u shpreh se, është kënaqësi e veçantë që ajo është sot, për vizitë në Prishtinë, dhe në FSK.

\"Ne biseduam me zëvendësministrin dhe komandantin e FSK-së, për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Suedisë\", ka deklaruar ajo.

Sipas saj edhe në të ardhmen Suedia do ta mbështes FSK-në, sepse është në interes që ta mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës por edhe Kosovën në tërësi në mënyra të ndryshme, dhe ne mund ta bëjmë këtë. Ne,kemi diskutuar se si të gjejmë mënyra të bashkëpunimit për ta ndihmuar Qendrën Ekselence të kërkim-shpëtimin dhe gjithashtu edhe projektet e tjera të përbashkëta që mund t’i bëjmë bashkë”, ka thënë Enstrom

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, e ka njoftuar Ministren e Mbrojtjes së Suedisë, zonjën Karin Enstrom, dhe delegacionin e Suedisë, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së; plotësimin e kapaciteteve të përgjithshme operacionale, shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin e mirë që kanë me shtetet rajonale si dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesëmarrjen e FSK-së në trajnimet rajonale, operacionet e kryera nga Kompania e deminimit, kërkim-shpëtimit, operacionet humanitare, dhe për projektet  e planifikuara në të ardhmen.

Gjeneral Kastrati, edhe kësaj radhe, kërkoi ndihmën e Armatës së Suedisë, (me mjete të rënda-ekskavator, kundër minave) për pastrimin edhe të tri objekteve të minuara dhe të shkatërruara gjatë luftës, si; në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në Llukar, dhe afër aeroportit të Prishtinë, në Sllatinë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)