17 Maj 2024

Suedia kthen azilkërkuesit nga Kosova

Stokholm, 14 dhjetor - Suedia është duke bërë përgatitje që azilkërkuesit kosovarë, t’i kthejë në Kosovë, përmes procesit të riatdhesimi dhe të riintegrimit edhe pa vullnetin e tyre.

Ky shtet do të mundësojë kthimin edhe për ata që kanë statusin e azilkërkuesit, por që kanë shprehur dëshirën të kthehen vullnetarisht në Kosovë.

Kjo të paktën është lënë për të kuptuar nga fjalët e Cajsa Malmström, zyrtare në Sektorin për Çështje Sociale në qytetin e Gothenburgut të Suedisë, e cila ka qëndruar në Mitrovicë dhe ka takuar udhëheqësit komunalë, me të cilët ka biseduar për çështjen e shqiptarëve të komunës së Mitrovicës, të cilët kanë kërkuar azil në këtë qytet.

Ajo shprehu haptas qëndrimin për kthimin e të gjithë mitrovicasve nga Suedia, të cilët kanë kërkuar azil, por që u është refuzuar, qoftë edhe pa vullnetin e tyre, si edhe të atyre shqiptarëve që kanë statusin e azilkërkuesit, por që kanë shprehur dëshirën të kthehen vullnetarisht.

Në takimin me nënkryetarin e Mitrovicës, Safet Kamberi dhe me drejtorin e Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Mensur Beqiri, znj. Malmström u interesua të dijë për kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për riatdhesimin e atyre që dëshirojnë të kthehen me vullnetin e tyre në Mitrovicë, apo që mund të kthehen edhe pa vullnetin e tyre, pasi që janë të detyruar të kthehen, sepse u janë refuzuar kërkesat për qëndrim në këtë shtet.

“Do të doja të di se çfarë janë kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për qytetarët e vet, të cilët jetojnë në Geteborg dhe në Suedi, e të cilët do të kthehen në Mitrovicë, me vullnetin e tyre, apo edhe pa vullnetin e tyre. Ka që duan të kthehen vullnetarisht përmes procesit të riatdhesimit, por ka edhe të atillë që do të kthehen pa vullnetin e tyre, pasi që u janë refuzuar kërkesat për azil. Mua me interesojnë se çfarë u ofrohet atyre këtu”, tha zyrtarja në Sektorin për Çështje Sociale në qytetin e Geteborgut, Cajsa Malmström.

Nënkryetari i Mitrovicës, Safet Kamberi, fillimisht tha se edhe Mitrovica e edhe Kosova janë shumë të interesuara për diasporën shqiptare dhe pikërisht për këtë edhe është formuar Ministria për Diasporën.

“Institucionet e komunës së Mitrovicës i mirëpresin të gjithë ata që duan të riatdhesohen, e për këtë qëllim janë krijuar edhe lehtësira të ndryshme, në mënyrë që ata të inkurajohen për t’u kthyer. Komuna ndihmon ata që duan të riatdhesohen, me hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, pastaj aty ku ka mundësi edhe me strehim, e edhe duke i punësuar”, tha Kamberi. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)