Suedi, arrestohet edhe një serb për krime lufte në Kosovë
Stokholm, 8. qershor - Eshtë arrestuar edhe një serb tjetër për krime lufte në Kosovë. Javën e kaluar në qytetin suedez Orebro, është arrestuar një serb 36 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ai dyshohet për pjesëmarrje në masakrën në fshatin Qyshk të Kosovës më 14 maj 1999, ku janë vrarë 41 njerëz, njofton AFP. Ky është serbi i dytë i arrestuar në Suedi për krime lufte në Kosovë.