Stupcat dhe UNDP me video kundër korrupsionit
Prishtinë, 29 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe grupi Stupcat vazhdojnë bashkëpunimin disavjeçar në fushën e luftimit të korrupsionit.
Sot, në kafe Union, do të shfaqen dy video të reja që për temë kanë korrupsionin.
Ideja e bashkëpunimit me Stupcat, për të krijuar video të shkurta mbi korrupsionin në shoqërinë tonë, ishte e thjeshtë: mesazhi nëpërmjet humorit kuptohet më lehtë E kur Stupcat përfshihen, edhe kur flitet për tema serioze, të qeshurat nuk mungojnë.
Lidhur me lansimin e videove u shprehën edhe zyrtarë të UNDP-së. Korrupsioni nuk është çështje që duhet të banalizohet me humor, mirëpo është humori që na ndihmon të kuptojmë se në sa situata banale ne gjindemi për çdo ditë kur flitet për korrupsion.\"
\"Fakti që korrupsioni ka kapluar gati çdo pjesë të jetës së qytetarëve, vërtetohet nëpërmjet sondazheve të ndryshme që i realizojmë. Mirëpo, një lajm i mirë është se edhe qytetarët po vetëdijsësohen dhe po reagojnë kundër korrupsionit, shprehet Shqipe Neziri-Vela, menaxhere e projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së (SAEK).
Me grupin Stupcat kemi bashkëpunuar edhe më herët dhe gjithnjë jemi ndarë të kënaqur me dedikimin dhe vullnetin e tyre në projekte të tilla. Stupcat i falënderoj dhe shpresoj se do të bashkëpunojmë, të qeshim, dhe me punën tone të bëjmë dallim për të mire edhe në të ardhmen, thotë Petrit Skenderi, këshilltar anti-korrupsion në projektin SAEK.
Videot janë rezultat i bashkëpunimit në mes të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe Stupcave. Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-se mbeshtetet nga Zyra Zvicerrane per Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA)