Studentët protestojnë kundër arrestimive të EULEX-it
Prishtinë, 17 mars - Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë kundërshtuar sot arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së, nga EULEX-i.
Në mbrojtje të vlerave të Luftës së UÇK-së me shumë se një mijë studentë marshuan nga Mensa e Studentëve deri tek selia qendrore e EULEX-it, afër QKUK-së.
Studentët mbanin pankarta në duar, duke kundërshtuar arrestimet e fundit të EULEX-it. Ata e cilësuan si të drejtë luftën që ka bërë UÇK-ja.
Ndërkohë, një numër i madh i forcave policore kishin rrethuar ndërtesën e EULEX-it, ndërsa protesta përfundoi e qetë.
Po ashtu gjatë të së enjtes në Sheshin e Dëshmorëve u mbajtën protesta kundër arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga kjo komunë. Protesta ishte organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.