15 Janar 2025

Studentët e UPZ-së, praktikën e kryejnë në Prokurorinë në Prizren

Prizren, 6 maj - Ramë Vataj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti”, të mërkurën ka pritur në një takim, Kryeprokurorin në Prokurorinë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.

Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Universitetit dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, rreth organizmit të praktikës për studentët e Fakultetit Juridik.

Rektori Vataj theksoi se është në interesin e Universitetit që të lidhë bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, në mënyrë që studentët e fushës përkatëse të kenë mundësi më të mëdha për të kryer praktikën. Marrëveshje të ngjashme ai theksoi se kohë më parë është arritur me Gjykatën Themelore në Prizren, ku një numër i studentëve tani më vijojnë praktikën.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, z. Sylë Hoxha, theksoi se Institucioni që ai drejton është i hapur për të mbështetur UPZ-në në këtë kuadër dhe në mënyra të tjera me qëllim që ky universitet të zhvillohet sa më mirë.

Në takim u arrtit pajtueshmëri që të realizohen edhe takime të tjera për diskutimin e marrëveshjes së bashkëpunimit e cila pritet të realizohet së shpejti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)