Studentë serbë protestojnë kundër marrëveshjes
Mitrovicë, 25 prill - Rreth një mijë studentë serbë janë duke protestuar në veri të qytetit të Mitrovicës kundër marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel.
Sic raporton agjencia e lajmeve Kosovapress, protestuesit i janë afruar urës kryesore të Ibrit, ku po këndojnë këngë nacionaliste serbe për Kosovë, ndërsa në duar mbajnë flamuj serbë dhe pankarta me mbishkrime Nuk e duam vulën e Kosovës në diplomatë tona, Kosova është Serbi, Edhe ne jemi fëmijë të dikujt.
Mbrojtja Civile ka krijuar kordon duke mos lejuar protestuesit ti afrohen urë së Ibrit.
Kosovapress bën me dije se në anën jugore të qytetit vihen re forca të shtuara të policisë së Kosovë, njësia speciale, forca të EULEX, KFOR.